Dy pacientë kanë vdekur dhe 130 raste të reja me COVID-19 janë shënuar brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.
Siç bëjnë të ditur institucionet shëndetësore të këtij vendi, më së shumti raste janë regjistruar në Shkup, me gjithsej 40, pasuar nga Gostivari me 18 dhe Shtipi e Tetova me nga 13.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë vend ka arritur në 12 mijë e 970, por vetëm dy mijë e 908 nga rastet janë aktive.
Dy persona ndërruan jetë gjatë natës së kaluar, një 70 dhe një 75-vjeçar, duke çuar kështu totalin në 549.
Sot është një nga ditët kur numri i të shëruarve është më i lartë se i të infektuarve. 152 fituan betejën me virusin korona. Numri më i madh i të shëruarve është në Shkup, Kumanovë dhe Shtip, respektivisht 87,18 dhe 14, duke çuar kështu totalin në 9513. /Insajderi.com