Dy të vdekur dhe 138 raste të reja me Coivd-19 në Shqipëri

Dy të vdekur dhe 138 raste të reja me  Coivd-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 2480 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 138 qytetarë, njofton Insajderi.

Dy qytetarë e kanë humbur betejën me Coronavirusin, një nga Shkodra dhe një nga Skrapari, të moshave 71 – 75 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

43 raste në Tiranë, 12 në Shkodër, 9 në Fier, 8 në Gjirokastër, nga 7 raste në Elbasan, Vlorë, nga 4 raste në Durrës, Devoll, Kamëz, nga 3 raste në Lezhë, Lushnjë, Berat, Fushë Arrëz, Skrapar, Vorë, nga 2 raste në Kukës, Mat, Shijak, Poliçan, nga 1 rast në Krujë, Korçë, Has, Kavajë, Mallakastër, Librazhd, Tepelenë, Dimal, Vau i Dejës, Divjakë, Malësi e Madhe, Roskovec, Patos, Cërrik.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 442 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 101,584 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet Covid-19 në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 175 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar./Insajderi.com