Dy persona të infektuar me COVID-19, kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi. Kështu" />

Dy të vdekur dhe 14 raste të reja pozitive me COVID-19 në Kosovë

Dy të vdekur dhe 14 raste të reja pozitive me COVID-19 në Kosovë

Dy persona të infektuar me COVID-19, kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, ku thuhet se edhe 14 raste të reja pozitive kanë rezultuar nga gjithsej një mijë e 764 mostra të marra për testim.

Sot janë shëruar gjashtë qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.280. Në total numri i rasteve aktive është 171.

Në 24 orët e fundit janë dhënë katër 439 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 149.121 doza të vaksinës. Deri më sot 25.158 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Insajderi.com