Dy të vdekur dhe 147 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Dy të vdekur dhe 147 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Dy të vdekur dhe 147 raste të reja me Coronavirus janë shënuar brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, njofton Insajderi.

Kështu kanë bërë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, të cilët tutje njoftojnë se edhe 53 pacientë të infektuar me COVID-19 janë shëruar.

“Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 67 raste në Tiranë, 12 raste në Lezhë, 11 raste në Berat, 10 raste në Shkodër, 9 raste në Fier, 7 raste në Krujë dhe Korçë, 5 raste në Kamëz, nga 4 raste në Kavajë dhe Vlorë, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Lushnje, Gjirokastër, 1 rast në Durrës, Vau i Dejës, Selenicë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. /Insajderi.com