Dy të vdekur dhe 150 raste të reja me Coronavirus në Shqipëri

Dy të vdekur dhe 150 raste të reja me Coronavirus në Shqipëri

Dy persona kanë vdekur dhe 150 të tjerë janë infektuar me Coronavirus brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, njofton Insajderi.

Siç bën të ditur Ministria e Shëndetësisë në këtë vend, janë regjistruar edhe 55 persona të shëruar nga ky virus.

Vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithë vendin, ku në 24 orët e fundit janë kryer 809 testime dhe janë konfirmuar 150 të prekur me virusin SARSCOV2”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

“55 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6995 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemies”, thuhet tutje në njoftim. /Insajderi.com