Dy persona kanë vdekur dhe 155 të tjerë janë infektuar me Coronavirus në Maqedoninë e Veriut brenda 24 orëve të fundit, njofton Insajderi.
Siç bëhet e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në këtë vend, këto raste kanë rezultuar pozitive në një mijë e 845 testimet e bëra brenda kësaj periudhe kohore.
Ndërsa, dy personat të cilët nuk arritën t’i bëjnë ballë këtij virusi, janë nga Shkupi dhe nga Shtipi.
Po ashtu, në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 127 pacientë.
Deri më tani, nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë Veriore janë kryer 111 791 teste për COVID-19. /Insajderi.com/