Dy të vdekur dhe 234 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Dy të vdekur dhe 234 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Dy persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku thuhet se edhe 234 raste të reja pozitive kanë rezultuar nga gjithsej dy mijë e 405 mostra të marra për testim.

Numri total i rasteve pozitive është 62 mijë e 782 raste dhe një mijë e 528 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 209 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54 mijë e 440 raste, kurse numri i rasteve aktive është gjashtë mijë e 814.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 109 raste, Prizren 50 raste, Gjakovë 16 raste, Pejë 8 raste, Gjilan 7 raste, Malishevë 7 raste, Rahovec 6 raste, Fushë-Kosovë 5 raste, Drenas 4 raste, Ferizaj 3 raste, Graçanicë 2 raste, Hani i Elezit 2 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Obiliq 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Lipjan, Mamushë, Mitrovicë, Podujevë, Shtime, Shtërpcë dhe Vushtrri”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com