Dy persona kanë vdekur dhe 46 të tjerë janë infektuar me Coronavirus brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton" />

Dy të vdekur dhe 46 raste të reja me Coronavirus në Kosovë

Dy të vdekur dhe 46 raste të reja me Coronavirus në Kosovë

Dy persona kanë vdekur dhe 46 të tjerë janë infektuar me Coronavirus brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ku tutje u tha se edhe 77 persona që deri më sot ishin të infektuar, janë shëruar.

Numri total i rasteve pozitive është 15 mijë e 425 raste nga 65.454 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 619 raste të vdekjes.

Ndërsa, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13 mijë e 165 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1 mijë e 641.

‘Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 21 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Gjilan 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjakovë, Kamenicë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë dhe Viti”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com