
Dy persona kanë vdekur dhe 61 të tjerë janë infektuar me Coronavirus brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.
Siç bën të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, përveç viktimave dhe të infektuarve janë regjistruar edhe 119 persona të shëruar nga ky virus.
Numri total i rasteve pozitive ka arritur në 15 mijë e 63 raste nga 62.011 persona të dyshimtë dhe 613 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 119 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12 mijë e 570 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1 mijë e 880.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 19 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Deçan 2 raste, dhe me nga një rast komunat Drenas, Malishevë, Obiliq, Podujevë Skenderaj dhe Suharekë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com