Dy të vdekur dhe 71 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Dy të vdekur dhe 71 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Dy persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në raportin e përditshëm të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku thuhet se edhe 71 raste të reja pozitive me COVID-19 nga gjithsej tre mijë e 377 mostra të marra për testim.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 173 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99.628 raste, kurse numri i rasteve aktive është pesë mijë e 61.

Numri total i rasteve pozitive është 106.914 raste dy mijë e 225 raste të vdekjes.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 25 raste, Gjilan 9 raste, Mitrovicë 7 raste, Ferizaj 5 raste, Istog 3 raste, Obiliq 3 raste, Pejë 3 raste, Fushë-Kosovë 2 raste, Gjakovë 2 raste, Klinë 2 raste, Podujevë 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Kamenicë, Lipjan, Prizren, Rahovec dhe Suharekë”, thuhet në raportin e IKSHPK-së. /Insajderi.com