Dy të vdekur dhe 740 raste pozitive në 24 orët e fundit

Dy të vdekur dhe 740 raste pozitive në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se nga 5 mijë e 646 testime, 740 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, shkruan SHQIP.com

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar dy raste të vdekjes.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot janë shëruar 48 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106 mijë e 157.

Në total numri i rasteve aktive është tetë e  mijë e 544.

Ndërsa në raportin ditor nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës lidhur me rastet e hospitalizuar me COVID-19, bëhet e ditur se aktualisht janë të shtrirë 380 pacientë në klinikat COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme.

Prej tyre 316 janë të konfirmuar COVID-19 pozitivë, 278 me oksigjeno-terapi dhe 17 në gjendje të rënduar shëndetësore./SHQIP.com