Një burrë dhe një grua kanë vdekur si dhe dy fëmijë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë" />

Dy të vdekur dhe dy të lënduar nga një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Podujevë

Dy të vdekur dhe dy të lënduar nga një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Podujevë

Një burrë dhe një grua kanë vdekur si dhe dy fëmijë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se në aksidentin i cili ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit kanë qenë të përfshira një veturë me targa të huaja dhe një autobus.

Ilustrim
“Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë (me targa të huaja) e cila ka qenë në lëvizje dhe një autobus. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër persona, dy prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë”, tha Ahmeti.

Ahmeti ka njoftuar se viktimat janë një 35-vjeçare me inicialet M.S dhe një 36-vjeçar me inicialet Sh.S kurse, fëmijët janë dërguar për tretman mjekësor.

“Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupat e  viktimave: Sh.S, mashkull, 36 vjeç dhe M.S, femër,  35 vjeç, ndërsa dy personat tjerë të lënduar (fëmijë) janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Tutje, ajo tha se viktimat janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion./Insajderi.com