Dy të vdekur dhe tre të lënduar në aksidentin në bjeshkët e Deçanit

Dy të vdekur dhe tre të lënduar në aksidentin në bjeshkët e Deçanit

Dy persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë të lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur në orët e mbrëmjes në bjeshkët e Deçanit.

Këtë informacion e ka konfirmuar për lajmi.net komandanti i Stacionit të Policisë në Deçan, Nysret Xhurkaj, i cili ka bërë të ditur se tre të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Policia, zjarrfikësit, dhe ambulanta kanë dal në vendin e ngjarjes. Dy persona kanë mbetur të vdekur, një mashkull dhe një femër moshën e të cilëve nuk e dimë. Kurse tre të tjerë janë të lënduar rëndë, por që janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Xhurkaj.