Dy të vdekur e 133 raste të reja me COVID-19 të enjten në Kosovë

Dy të vdekur e 133 raste të reja me COVID-19 të enjten në Kosovë

Dy persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë kësaj periudhe janë konfirmuar 133 raste pozitive.

Ndërsa, katër mijë e 139 mostra janë testuar.

Janë shëruar 805 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 150 mijë e 625.

Në total numri i rasteve aktive është gjashtë mijë e 77.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15 mijë e 925 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë një milion e 226 mijë e 63 doza të vaksinës.

Deri më sot 474 mijë e 783 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./Insajderi.com