Edhe dy persona të tjerë kanë vdekur si pasojë e infektimit me Covid-19, njofton Insajderi.
Këto dy viktima vijnë nga komunat me shumicë serbe, ku brenda 24 orëve të fundit, përveç të vdekurve janë shënuar edhe 15 raste të reja dhe 16 të shëruar.
Këtë e ka bërë të ditur epidemiologu i Institutit të shëndetit Publik në Mitrovicën e Veriut, Aleksandar Antonijeviq, i cili përmes një konference për media tha se dy personat e vdekur janë nga Shtërpca.
“Nga 60 teste 22 janë ritestuar nga të cilët janë shëruar 16 persona. Në komunat veriore janë shënuar 9 raste të reja kurse në komunat tjera 6 të tjerë”, ka thënë në konferencë ai. /Insajderi.com/