
Dy persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.com.
Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, ku thuhet se edhe 42 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 përgjatë kësaj kohe.
Rastet e reja të infektimit janë regjistruar nga gjithsej tre mijë e 472 mostra të marra për testim.

Testet për COVID-19
Ndryshe nga të shifra e të infektuarve, numër më i madh është shënuar në të dhënat e të shëruarve nga ky virus.
Sot janë kuruar 409 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i tyre është 154 mijë e 600, kurse numri i rasteve aktive është ulur në dy mijë e 559.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 14.821 doza të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet më tej në njoftimin e MSH-së.

Vaksinimi anti-COVID
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.343.656 doza të vaksinës.Deri më sot 541.431 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Insajderi.com