Dy të vdekur nga coronavirusi sot në Gjilan

Dy të vdekur nga coronavirusi sot në Gjilan

Dy pacientë nga Gjilani, të prekur me coronavirus kanë vdekur gjatë mëngjesit të sotëm, duke e çuar në 126 numrin e vdekjeve si pasojë e infektimit me Covid-19 në vendin tonë.

Viktimat janë një 75 vjeçar dhe një 59-vjeçar ku ky i fundit doli të jetë Prokurori Ismet Ukshini, njofton Insajderi.com.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, tutje tregoi se që të dy viktimat kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Me pikëllim të thellë e mora lajmin për humbjen e betejës me COVID19 të dy bashkëqytetarëve tanë, prokurorit të respektuar Ismet Ukshini dhe Rexhep Baxhakut i cili ka shërbyer një jetë të tan Gjilanit. Të dy kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, ka shkruar Haziri.

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për humbjen e betejës me #COVID19 të dy bashkëqytetarëve tanë, prokurorit të…

Posted by Lutfi Haziri on Saturday, July 18, 2020

 

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Ukshin Ismaili, ka thënë se Prokurori Ukshini, ka qenë duke u trajtuar në Repartin e Infektives, ndërsa gjendja i është rënduar prej së premtes në mëngjes. /Insajderi.com/