Dy të vdekur nga përleshja me armë në Podujevë, i dyshuari në arrati

Dy të vdekur nga përleshja me armë në Podujevë, i dyshuari në arrati

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e djeshme në fshatin Repë të Podujevës, ku mbetën të vdekur dy persona, si pasojë e një përleshje me armë zjarri.

Siç bëhet e ditur në njoftimin 24-orësh të PK-së, që të dy viktimat janë vëllezër.

Ndërkaq, i dyshuari për kryerjen e kësaj vepre të rëndë gjendet në arrati, njofton Insajderi.com.

PK tutje njofton se njësitë policore kanë kryer bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47, një pistoletë me gas dhe një pushkë gjuetie.

Me vendim të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar për obduksion.

Fsh. Repë, Podujevë 18.07.2020-13:04. Është raportuar se ka pasur të shtëna me armë zjarri ku si pasojë viktima mashkull kosovar për shkak të lëndimeve ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, kurse vëllai i tij viktima mashkull kosovar është plagosur dhe gjendet në QKUK duke marr tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore ku janë gjetë dhe konfiskuar katër gëzhoja dhe dy vetura. I dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se e kishte kryer veprën gjendet në arrati. Rreth orës 19:18 ka ndërruar jetë edhe viktima  e dytë mashkull kosovar  që ishte në QKUK. Njësit policore kanë kryer bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47, një pistoletë me gas dhe një pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Insajderi.com/