Dy vajza të mitura keqpërdoren seksualisht në Kamenicë, arrestohen dy persona

Dy vajza të mitura keqpërdoren seksualisht në Kamenicë, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar të shtunën mbrëma nga Policia e Kosovës, meqë dyshohen për keqpërdorim seksual të dy të miturave në Kamenica, njofton Insajderi.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se pas intervistimit të dyshuarve dhe viktimave ata janë liruar.

Me vendim të prokurorisë, rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Kamenicë 17.04.2021-21:55. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë, dyshohet se kanë keqpërdorur seksualisht dy viktimat e mitura femra kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarve dhe viktimave, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com