Dy vdekje dhe 186 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Dy vdekje dhe 186 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Dy persona kanë vdekur dhe 186 raste të reja pozitive me Coronavirus janë shënuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se përveç këtyre rasteve, edhe 54 të infektuar deri më sot janë shëruar plotësisht.

Numri total i rasteve pozitive është 17 mijë e 943 raste nga 87 mijë e 147 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 663 raste të vdekjes.

Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15 mijë e 88 raste, kurse numri i rasteve aktive është dy mijë e 192.

”Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 72 raste, komuna Gjilan 20 raste, komuna Fushë Kosovë 17 raste, komuna Gjakovë 15 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Skenderaj 8 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna e Lipjan 5 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kamenicë, Klinë, Malishevë, Podujevë, Rahovec dhe Shtime”, thuhet tutje në njoftim. /Insajderi.com