Dy vdekje dhe 562 infeksione me COVID-19

Dy vdekje dhe 562 infeksione me COVID-19

Dy persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 gjatë njëzetekatër orëve të fundit, si dhe janë regjistruar 562 infeksione të reja.

Ministria e Shëndetësisë, po ashtu raportoi për 78 të shëruar.

Rastet aktive tash kanë shkuar në 2 mijë e 640.

Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 110 mijë e 756 raste.

Prej tyre kanë vdekur 2 mijë e 273 persona, ndërkaq janë shëruar 105 mijë e 843 të infektuar.

Ministria e Shëndetësisë, po apelon që qytetarët të vaksinohen. /Insajderi.com