Dy vdekje dhe 79 raste të reja me Coronavirus

Dy vdekje dhe 79 raste të reja me Coronavirus

Dy vdekje të tjera janë raportuar të hënën në Kosovë si pasojë e Coronavirus, me çfarë numri i vdekjeve ka arritur në 616.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka regjistruar edhe 79 raste të reja me COVID-19, për ta dërguar numrin e rasteve të përgjithshme me Coronavirus në 15.142.

Ndërsa, brenda njëzetekatërorët e fundit janë shëruar 140 persona të infektuar dhe numri ka i të shëruarve ka arriutr në 12.674.

Rastet aktive momentalisht janë 1.853, njofton Insajderi.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 23 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Malishevë, Podujevë, Skenderaj dhe Suharekë. /Insajderi.com