Dy vdekje dhe 96 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Dy vdekje dhe 96 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njoftoi se në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen dy qytetare: Një 64-vjeçare nga Shkodra dhe një paciente 63-vjeçare nga Elbasani, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor nuk kanë mundur të mbijetojnë, njofton Insajderi.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 451 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 96 raste pozitive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar në 2062 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në Shqipëri aktualisht janë 1508 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Aktualisht janë të shtruar 90 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.