Dy vdekje e 301 raste me COVID-19

Dy vdekje e 301 raste me COVID-19

Dy persona kanë ndërruar jetë si dhe janë regjistruar 301 infeksione të reja me COVID-19 gjatë njëzetekatër orëve të fundit.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka raportuar edhe për 457 të shëruar. Numri total i të shëruarve tani ka arritur në 43.855.

Rastet aktive deri janë 7.442, njofton Insajderi.

Bilanci në tërësi i rasteve është 52.634, ndërsa I vdekjeve 1.357.

Dy vdekjet e fundit janë regjistruar në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, bëhet fjalë për një 80 vjeçar dhe një tjetër 58 vjeç.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 103 raste, Podujevë 32 raste, Fushë-Kosovë 20 raste, Pejë 17 raste, Lipjan 16 raste, Vushtrri 15 raste, Mitrovicë 14 raste, Drenas 13 raste, Ferizaj 12 raste, Gjakovë 10 raste, Obiliq 10 raste, Gjilan 6 raste, Shtime 6 raste, Prizren 5 raste, Rahovec 5 raste, Malishevë 4 raste, Viti 4 raste, Kamenicë 2 raste, Klinë 2 raste, Skenderaj 2 raste, Suharekë 2 raste dhe Dragash 1 rast. /Insajderi.com