Dy vdekje si pasojë e COVID-19

Dy vdekje si pasojë e COVID-19

Dy persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 në njëzetekatër orët e fundit.

Po ashtu, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka raportuar për 17 raste të reja.

Tetë persona kanë arritur që ta kalojnë Coronavirusin.

Rastet aktive tash janë 172, përcjell Insajderi.

Ndërsa, gjatë ditës së fundit janë vaksinuar 9.565 persona.

Deri më tash, 47.141 qytetarë kanë marrë të dy dozat e vaksinës, ndërsa 196.829 vetëm njërën. /Insajderi.com