
Dy persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 me çka numri i vdekjeve ka shkuar në 2.237.
Po ashtu, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka raportuar edhe 55 raste si dhe 331 të shëruar.
Numri i përgjithshëm i infeksioneve ka shkuar në 107.120, ndërsa i të shëruarve 100.943.
Rastet aktive tash janë 3.940.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 17 raste, Gjakovë 8 raste, Mitrovicë 5 raste, Podujevë 5 raste, Pejë 4 raste, Prizren 4 raste, Gjilan 3 raste, Malishevë 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë-Kosovë, Kaçanik, Obiliq, Suharekë dhe Viti. /Insajderi.com