Dy vdekje të dyshimta

Dy vdekje të dyshimta

Policia e Kosovës, ka raportuar për dy vdekje të dyshimta.

Njëra në Kaçanik e tjetra në Prizren, njofton Insajderi.

“Është raportuar se nga prindërit, është sjellë (në QKMF) pa shenja jete foshnja mashkull”, thuhet në raportin  e Policisë.

Ndërsa për vdekjen e dyshimtë në Priren, Policia ka raportuar se “viktima mashkull kosovar gjersa ishte duke punuar me traktor, aksidentalisht është rrokullisur dhe si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë”.

Të dy rastet me vendim të prokurorit u dërguan te Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Insajderi.com