
Dy vëllezër nga Suhareka kanë vdekur brenda tri ditësh si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.
Këtë e bëri të ditur kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.
“Ne ishim tek familja në të pame për njërin djalë, i cili iu kishte vdekur si pasojë e COVID-19. Kuptuam që edhe sot iu ka ndërruar jetë djali tjetër edhe ai ishte i prekur nga Coronavirusi”, ka thënë Muharremaj për KK.
Hysen Bytyqi kishte vdekur të premten dhe Nurish Bytyqi ka vdekur sot në orët e hershme të mëngjesit. /Insajderi.com