Dy vëllezër vdesin brenda tri ditëve nga COVID-19 në Suharekë

Dy vëllezër vdesin brenda tri ditëve  nga COVID-19 në Suharekë

Dy vëllezër nga Suhareka kanë vdekur brenda tri ditësh si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Këtë e bëri të ditur kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.

“Ne ishim tek familja në të pame për njërin djalë, i cili iu kishte vdekur si pasojë e COVID-19. Kuptuam që edhe sot iu ka ndërruar jetë djali tjetër edhe ai ishte i prekur nga Coronavirusi”, ka thënë Muharremaj për KK.

Hysen Bytyqi kishte vdekur të premten dhe Nurish Bytyqi ka vdekur sot në orët e hershme të mëngjesit. /Insajderi.com