Dy vëllezërit Arifaj që u goditen nga treni në Gjermani, varrosen sot në Deçan

Dy vëllezërit Arifaj që u goditen nga treni në Gjermani, varrosen sot në Deçan

Dy vëllezërit nga fshati Ratishë e Deçanit që u mbytën nga treni në qytetin Bruckberg të Gjermanisë, do të varrosen sot në ora 15:00 në varrezat e fshatit prej nga vijnë, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Kreu i kësaj komune përmes një njoftimi në Facebook, informoi se ceremonia e varrimit do të organizohet nga Institucionet Lokale të Deçanit.

“Të dashur qytetarë, Ju njoftoj se, nesër ditë e premte, në ora 15:00, do të bëhet varrimi i Hasan dhe Blerian Arifaj , në varrezat e fshatit Ratish i Epërm. Ceremonia e varrimit do të organizohet nga Institucionet Lokale të Deçanit. Ngushëllime familjes Arifaj dhe të gjithë qytetarëve për humbjen tragjike!”, ka shkruar Ramosaj. /Insajderi.com