
Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku i cili ka ndodhur mes dy veturave me targa të Kosovës në “Rrugën e Kombit”, transmeton Insajderi.
Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Rrëshenit për trajtim mjekësor.
Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e një tejkalimi të gabuar nga ana e njërit nga shoferët, raportojnë mediet në Shqipëri.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet./Insajderi.com