Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar dy raste të vdekjes dhe 24 raste të reja pozitive me COVID-19, shkruan Insajderi.
Dy pacientë të vdekur nga kjo sëmundje janë një qytetar nga Tirana dhe tjetër nga Durrësi, ndërsa 10 raste e reja janë: dy raste në Shkodër, dhe nga një rast në Tiranë,Kurbin, Devoll, Vlorë, Mirditë, Rrogozhinë, Tropojë, Kamëz, Pogradec, Sarandë, Vau i Dejës, Gramsh, Skrapar.
Numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë deri me tani në këtë vend është 132 mijë e 95 persona.
Kjo ministri, po ashtu ka njoftuar se deri më sot janë shënuar dy mijë e 438 raste të vdekjes më këtë virus./Insajderi.com