Dy viktima dhe 98 raste të reja me Coronavirus në Maqedoninë Veriore

Dy viktima dhe 98 raste të reja me Coronavirus në Maqedoninë Veriore

Dy të vdekur dhe 98 raste të reja me Coronavirus janë regjistruar së fundmi në Maqedoninë e Veriut, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti i Shëndetit Publik, ku tutje thuhet se edhe 56 persona janë shëruar brenda 24 orëve të fundit nga ky virus.

Shkupi edhe sot ka regjistruar më shumë të shëruar se të infektuar, ndërsa numri i lartë i personave të prekur vazhdon të mbetet në Kumanovë, Prilep dhe Tetovë.

Rastet aktive i afrohen numrit dy mijë, ndërsa nga fillimi i pandemisë deri tani në këtë vend janë bërë mbi 160 mijë teste. /Insajderi.com