COVID-19

Dy viktima në Shqipëri dhe 67 raste të reja

Dy viktima në Shqipëri dhe 67 raste të reja

Në Klinikën Infektive në Shqipëri kanë humbur jetën një 67 vjeçare dhe një 73 vjeçare nga Tirana si pasojë e COVID-19, porse që të dy thuhet se kishin edhe sëmundje bashkëshoqëruese, njofton Insajderi.

Sipas, Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë janë kryer 346 teste nga të cilat kanë rezultuar pozitiv 67 persona në 24 orët e fundit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja është; 34 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 6 në Kavajë, 4 në Elbasan, nga 3 raste në Kurbin, Korçë, nga 2 raste në Kukës, Krujë, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Lushnje, Kamëz.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 1637 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në Shqipëri aktualisht janë 1108 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës./Insajderi.com