Dy vjeçari i humbur në Malishevë – vazhdon operacioni i kërkim shpëtimit

Numri i kontaktit për këdo që e ka parë dy vjeçarin: 045689923

Dy vjeçari i humbur në Malishevë – vazhdon operacioni i kërkim shpëtimit

Një fëmijë, vetëm dy vjeçar, ka humbur pasditen e djeshme në Malishevë, njofton Insajderi.

Policia e Kosovës dhe Komuna e Malishevës kanë njoftuar se tashmë ka filluar operacioni i kërkim-shpëtimit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Terpezë të Komunës së Malishevës, në lagjen Lahaj.

Në kërkim janë të angazhuara njësitë e policisë, FSK-së, ekipet e kërkimit të njësisë së zjarrfikësve dhe shpëtimit, ekipet emergjente komunale dhe vullnetarë nga i tërë vendi.

Është bërë publike edhe një foto dhe një numër telefoni që të kontaktohet nëse dikush e ka parë fëmijën e humbur.