Dy-vjeçari nga Malisheva që humbi dje, u gjet në pyll

Dy-vjeçari nga Malisheva që humbi dje, u gjet në pyll

Dy-vjeçari nga Malisheva, i cili kishte humbur gjatë pasditës së djeshme është gjetur sot nga një bashkëfshatar i tij në pyll, njofton Insajderi.

Personi që e gjeti vogëlushin është Astrit Kryeziu, i cili e gjeti Tianin në një pyll, ndërsa ai është në gjendje stabile shëndetësore.

Ndërkaq, nga komuna e Malishevës kanë njoftuar se fëmija është gjetur shëndosh e mirë, përveç disa gërvishjeve të vogla, të cilat kanë mund t’i jenë shkaktuar për shkak të ecjes.

Megjithatë, djali është dërguar për kontrollim mjekësor në QKMF-në e Malishevës. /Insajderi.com