Fadil Vokrri

Dy vjet nga shuarja e Legjendës

Si sot para dy vjetësh, u njoftua se Fadil Vokrri ka vdekur. Futbollisit legjendar dhe udhëheqësi i futbollit kosovar pas luftës kishte bërë krejt çfarë mund të bënte një njeri për futbollin dhe shumë më tepër. Si futbollist shënoi gola. Si zyrtar shtetëror ai anëtarësoi Kosovën në të gjitha institucionet ndërkombëtare.

Dy vjet nga shuarja e Legjendës

Janë bërë dy vjet nga vdekja e legjendës së futbollit shqiptarë, Fadil Vokrri, njofton Insajderi.

Vokrri në vitet e fundit të jetës së tij ishte edhe kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe njeriu që futi Kosovën në institucionet ndërkombëtare të futbollit.

Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport Vlora Dumoshi, kryetari i FFK-së Agim Ademi dhe pjesëtarë tjerë të shtëpisë së futbollit, sot do të shkojnë tek varri i tij për ta kujtuar dhe dhuruar lule.

Vokrri ndërroi jetë më 9 qershor 2018-të. Mendohet se shkak i vdekjes ishte sulmi në zemër.

Ditë më pas, për nder të tij, stadiumi i Prishtinës mori emrin Fadil Vokrri./Insajderi.com