Zëvendëskryeministri në detyrë, Goran Rakiq, është vaksinuar gjatë ditës së sotme kundër virusit Corona në Rashkë të Serbisë, transmeton Insajderi.
Njëjtë ka vepruar edhe ushtruesi i detyrës së ministrit për komunitete, Dalibor Jevtiq.
“Më vjen keq që vaksinat nuk kemi mundur t’i marrim në vendet tona në Kosovë. Kjo është tregues se sesi sillet popullata shumicë sillet ndaj pakicës në përgjithësi e jo vetëm rreth vaksinimit. Paramendojeni kanë bastisur Shtëpi të shëndetit , kanë ndërhyrë me Inspektorat dhe kanë dhënë se posedimi i vaksinës është vepër penale”, ka thënë Jevtiq, raporton KK.
Ai tutje shprehet se është e rëndësishme që Serbia ka gjetur mënyra që të sigurojë dhe mundësojë vaksinën të gjithëve, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, derisa u deklarua për futjen e 100 dozvar të vaksinës para një muaji në territorine Kosovës.
“Është me rëndësi që megjithatë shtetit i Serbisë ka gjetur mënyra që të sigurojë e mundësojë të gjithëve që duan ta marrin vaksinën pa marrë parasysh përkatësinë etnike .Kjo gjithsesi është e rëndësishme”, ka thënë ai. /Insajderi.com