Bahri Nuredini akuzohet se largoi dhunshëm dy zëvëndësdrejtorët e ASHNA-së

Bahri Nuredini akuzohet se largoi dhunshëm dy zëvëndësdrejtorët e ASHNA-së

Dy zyrtarë të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror janë ankuar se janë larguar dhunshëm dhe pa arsye nga vendi i tyre i punës.

Bujar Ejupi dhe Eren Shileku, që në aeroport kanë mbajtur pozitat e zëvendësdrejtorit,  kanë treguar se largimi i tyre ka ndodhur të premten e kaluar nga shefi i tyre, Bahri Nuredini.

Ata tregojnë se janë larguar nga puna pa ndonjë paralajmërim dhe pa marrë ndonjë arsyetim rreth këtij vendimi.

“Unë jam dëbuar në mënyrë joligjore, kam dal me dhunë nga zyra, më kanë thënë dil jashtë dhe më kanë thënë se duhet me lëshua objektin”, është shprehur Bujar Ejupi.

Ai beson se largimi nga puna mund të jetë bërë për shkak të kritikave që ai ka bërë lidhur me realizmin e disa punëve kohë më parë.

“E vetmja arsye që mundet me më ra ndërmend është kur unë kom lyp llogari, pse diçka nuk është përfunduar siç duhet, pse nuk po përputhet diçka, diçka që ma shumë nuk kisha dhënë informacione, por kot pse unë po bojë punën temë”, shton ai.

Në mënyrë të papërshtatshme nga puna pretendon se është larguar edhe kolegu i tij, Ersen Shilaku.

“Vetëm se ju ka tek drejtorit, më ka thënë çu ec prej këtu, dil. Në një far mënyre jam larguar në mënyrë të dhunshme nga zyra”, ka thënë Shileku për Insajderin.

Shileku ka thënë se rastin e largimit nga puna e ka lajmëruar në Policinë e Kosovës.

“Kam bërë ankesë në Policinë e Kosovës. Ata janë të informuar me këtë, dhe tash jam duke pritur edhe nga ministria dhe qeverisë, ku edhe ata janë të informuar, përndryshe i informuam edhe Agjencinë Kundër Korrupsionit. Unë s’jam duke shkuar në punë ende për shkak të kërcënimit”, ka thënë për Insajderin Bujar Ejupi./Insajderi.com