Dylberizm" />
Dylberizm

“Dylberizm” Platforma e parë LGBTQ+ në gjuhën shqipe

“Dylberizm” Platforma e parë LGBTQ+ në gjuhën shqipe

Në përvjetorin e 51-të të trazirave Stonewall, me 28 qershor, u lançua platforma Dylberizm e cila është platforma e parë online dhe e vetme LGBTQ+ në gjuhën shqipe.

Dylberizm është platformë e dedikuar për informimin dhe edukimin mbi çështjet LGBTQ+.

Kjo platformë përmban lajmet më të fundit nga vendi dhe bota, që prekin çështjet LGBTQ+.

Përveç kësaj, kjo platformë ofron materiale edukative, si p.sh terminologjitë mbi çështjet LGBTQ+ në gjuhën shqipe, ngjarjet kryesore historike, biografitë e personaliteteve LGBTQ+ shqiptarë e të huaj etj.

Dylberizm-i u krijua më 19 mars të vitit 2018 nga aktivistët e pavarur queer kosovarë, si një faqe edukative në Instagram./Insajderi.com