Dyshime për vaksinat anti-COVID’19, policia intervenon në QMF-në në Shtërpcë

Dyshime për vaksinat anti-COVID’19, policia intervenon në QMF-në në Shtërpcë

Inspektorët farmaceutikë të asistuar nga Policia e Kosovës kanë kryer një kontrollë të mërkurën në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë, nën dyshimet se aty kishte vaksina kundër Coronavirusit.

Por, pas kontrollit, inspektorët nuk kanë gjetur asgjë të dyshimtë.

Kështu ka bërë të ditur për Insajderin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Mund të ju konfirmoj se sot gjatë ditës me kërkesë të inspektorëve farmaceutikë, policia ka asiststuar inspektorët, të cilët kanë kryer një kontrollë rutinore në Qendrën e Mjekëisë Familjare në Shtërpcë, nën dyshimin se aty mund të ketë vaksina antiCOVID. Por, pas kryerjes së kontrollit, inspektorët nuk kanë gjetur asgjë të dyshimtë në lidhje me këtë informacion”, ka deklaruar Gashi./Insajderi.com