Dyshime se disa deputetë të Maqedonisë ishin të informuar mbi aksionin

Dyshime se disa deputetë të Maqedonisë ishin të informuar mbi aksionin

Pas zhvillimeve të djeshme në parlamentin e Maqedonisë ku brutalisht u sulmuan deputetët të cilët merrnin pjesë në sallën e konferencave, konkretisht lideri i LSDM-së Zoran Zaev dhe lideri i Alencës Ziadin Sela, tashmë në opinion qarkullon mendimi se sulmi ishte i kordinuar dhe kishte për qëllim eleminimin e deputetëve në fjalë.

Dyshimi më i madh qëndron në atë se disa deputet u larguan nga salla e kuvendin në mënyrë jo të zakonshme dhe para se sa të zhvillohej sulmi ndërsa disa të tjerë edhe munguan në këtë seancë të rëndësishme duke shtuar dyshimet se të njejtët mund të kenë pasur informacion për ngjarjet në vazhdim dhe janë njoftuar të largohen nga parlamenti.

Megjithatë këto informacione pritet të vërtetohen në ditët në vazhdim.

Edhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev në konferencën për shtyp nuk përjashtoj mundësinë që disa individë të caktuar që u larguan apo munguan në parlament të kenë pasur informacion për sulmin që do të ndodhte.