Dyshimet e fuqishme të hetuesve të EULEX-it: A përdori para të shtetit për ta ngritur biznesin privat Bekim Jashari?

Dyshimet e fuqishme të hetuesve të EULEX-it: A përdori para të shtetit për ta ngritur biznesin privat Bekim Jashari?

Siç kishte raportuar Insajderi kohë më parë Hetuesit e Zyrës së Bashkimit Evropian për Inteligjencë Kriminale (EUOCI) kishin bërë një raport të veçantë për Aeroportin e Prishtinës, ku thuhet se thyerja e protokolleve të sigurisë me prishje radarësh e mungesë gjeneratorësh janë vetëm një anë e problemeve, derisa ngrenë dyshime për keqpërdorime financiare në projekte milionëshe.

Ata ngrenë dyshime të fuqishme se Bekim Jashari dhe nipi i tij, Drejtor në Kullën e Aeroportit, Bahri Nuredini e kanë ngritur një firmë ndërtimore dhe se paratë për këtë biznes profitabil mund t’i kenë marrë nga ndonjë projekt në Aeroport.

Cilat janë faktet e hetuesve të EULEX për këto dyshime, mund ti mësoni në dokumentarin “Kompleksi i Tenderëve ‘Adem Jashari’”./ Insajderi.com

InDoks | Kompleksi i Tenderëve “Adem Jashari”

InDoks | Kompleksi i Tenderëve “Adem Jashari”Janë miliona euro të shpenzuara dhe dhjetëra tenderë të dhënë nga shteti, por shtëpitë e rezistencës së familjes Jashari janë në rrezik real për tu shembur. Këta tenderë, me të madhe i fitoi një ortak i Bekim Jasharit. Më shumë se kompleks historik, ky kantierë ndërtimi duket si në kompleks tenderësh të majmë.Përgjegjësit e rijnë për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” nuk e përjashtojnë as mundësinë që ta përfshijnë Prokurorinë në këtë punë.20 vite pas betejës së familjes Jashari #InDoks kthehet për të hulumtuar gjendjen e këtij kompleksi, nga më të rëndësishmit në vend, dhe dështimin e shteti për ta ruajtur atë. Janë shikuar me detaje edhe krejt tenderët për të.Flasin ata që duna ti restaurojnë shtëpitë e Adem Jasharit. Ata që dhanë ide për këtë punë. Ata që janë mandatuar për ti ruajtur memorialët. Edhe ata që e kanë të ndaluar që të flasin për mjerimin e Kompleksit ‘Adem Jashari”

Gepostet von Insajderi am Sonntag, 31. März 2019