Dy gra janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “mundësim dhe detyrim në prostitucion”, në Prishtinë, njofton Insajderi.
Kështu bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, ku thuhet se arrestimi i tyre ka ndodhur më datë 27 mars.
Si prova materiale janë konfiskuar: tre telefona celular dhe 110 euro kesh para.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarat pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Ndërsa rasti është duke u hetuar.
“MUNDËSIM & DETYRIM NË PROSTUTICION
Prishtinë (NN) 27.03.2021-18:30. Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovar, nën dyshimin se të njëjtat kanë kryer veprën penale të lartë cekur. Si prova materiale janë konfiskuar: tre telefona celular dhe 110€ kesh para. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarat pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com