Dyshohen për prostitucion, arrestohen dy gra në Prishtinë

Dyshohen për prostitucion, arrestohen dy gra në Prishtinë

Dy gra janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “mundësim dhe detyrim në prostitucion”, në Prishtinë, njofton Insajderi.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, ku thuhet se arrestimi i tyre ka ndodhur më datë 27 mars.

Si prova materiale janë konfiskuar: tre telefona  celular dhe 110 euro kesh para.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarat pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Ndërsa rasti është duke u hetuar.

“MUNDËSIM & DETYRIM NË PROSTUTICION

Prishtinë (NN) 27.03.2021-18:30.  Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovar, nën dyshimin se të njëjtat kanë kryer veprën penale të lartë cekur. Si prova materiale janë konfiskuar: tre telefona  celular dhe 110€ kesh para. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarat pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com