Dyshohet edhe për një sulm ndaj një lokali shqiptar në veri

Dyshohet edhe për një sulm ndaj një lokali shqiptar në veri

Janë djegur dy vetura dhe një depo me makina të bukëpjekësve, qe sipas pronarit Teki Fetahu arrijnë vlerën e rreth 60 mije eurove, raporton KTV.

Ne pamjet e një kamere shihen dy persona te cilët u kane venë zjarrin veturave dhe depos.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëvendëskomandanti i Policisë në Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti.

Ai ka thënë se ende nuk dihen motivet e rastit. Po nuk ka dashur t’i japë ngjyrime etnike këtij incidenti

Megjithatë ai ka thënë se raste të tilla ngjallin pasiguri për të gjithë qytetarët pa dallim etnie.

Hoti ka thënë se i kane pare xhirimet ku shihet lëvizja e dy personave porse ende nuk është bere identifikimi i tyre

Në ndërkohë merret vesh se në veri ka pasur edhe një sulm ndaj një lokali tjetër të një shqiptari

Jo zyrtarisht merret vesh se në sulm janë përdorur, por ka dyshime se ka pasur të shtëna.