Dyshohet për drogë në autobusin e kompanisë Arbeni Tours

Dyshohet për drogë në autobusin e kompanisë Arbeni Tours

Sot rreth orës 08:30 policia e Kosovës ka ndaluar një autobus në të cilin dyshohet se ka gjetur substanca të ndaluara, shkruan Insajderi.

Sipas policisë, në autobusin e kompanisë Arbeni Tours, gjatë kontrollit, në bagazh është gjetur 1 paketim me 580 barna me mbishkrimin “Stilnox-Zolpidem”, 10 mg të ndaluara me anë të Konventës mbi substancat psikotrope. Këto barna janë të ndaluara dhe përdoren nga narkomanët.

Sh.F. shoferi i autobusit, është shoqëruar në stacionin policor për intervistim dhe më pas ndaj tij është ngritur kallëzim penal. Lidhur me rastin po merret Njësia e hetimit të trafikimit me narkotik./Insajderi.com/