Dyshohet për dy raste me koronavirus në QKUK

Dyshohet për dy raste me koronavirus në QKUK

Në laboratorët e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik janë duke u trajtuar dy pacientë të tjerë kosovarë me dyshimet se janë prekur nga koronavirusi.

Lajm për Insajderin e ka konfirmuar, zëdhënësi për media në QKUK, Shpend Fazliu, i cili tha se njëherë nuk mund të jap detaje pasi që ekipa infektive janë duke u punuar.

“Janë ekipet infektive duke punuar derisa t’i ekzaminojnë nuk mundemi me ju dhënë detaje më shumë”, ka thënë Fazliu.

Coronavirusi është përhapur tashmë edhe në një pjesë të Evropës.

Sipas medieve të huaja, së fundmi përpos Kroacisë, është paraqitur edhe në Austri.

Në Austri, dy rastet e para u konfirmuan në provincën perëndimore të Tirolit, në kufi me Italinë. Kurse në Kroaci i infektuari është një burrë i ri, gjendja e të cilit është stabile.

Mbi 2.600 njerëz kanë vdekur në Kinë nga ky virus, që u paraqit për herë të parë në provincën kineze të Hubeit.

Numri i rasteve të prekura në botë ka kaluar tashmë 80,000./Insajderi.com