Një marsh protestues është mbajtur sot në Prishtinë kundër manipulimit të votave nga Lista Serbe, njofton Insajderi.
Ky marsh është organizuar nga “Naša Inicijativa”, dhe u përkrah edhe nga disa organizata tjera joqeveritare.
Marshi protestues ka filluar nga sheshi “Zahir Pajaziti”, për të vazhduar para objektit të Kuvendit të Kosovës.
Përfaqësues të komuniteteve joserbe kanë akuzuar Listën Serbe për manipulim të votave të komuniteteve në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.
Për këto manipulime OJQ-të që merren me monitorimin e procesit zgjedhor kanë kërkuar hetime nga Prokuroria. /Insajderi.com