Një mjet shpërthyes dyshohet të jetë gjetur të enjten mbrëma në Zonën Industriale në rrugën Prishtinë-Fushë-Kosovë.
Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në Rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 22:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimtë shpërthyes në një objekt që ndodhet në zonën industriale në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin”, njoftoi Ahmeti./Insajderi.com